Haradinaj: Masakra e Rezallës, plagë e hapur e Kosovës

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar 20 vjetorin e masakrës në Rezallë, ka thënë se nga kjo masakër nga e cila ende ka shumë të pagjetur, është plagë e hapur e Kosovës dhe i jep zë thirrjes sonë për drejtësi.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se martirët e Rezallës, me sakrificën e tyre e mbajnë të freskët përjetësisht kujtesën tonë për rrugën e vështirë deri në liri.

“Rezalla, si vatër e pamposhtur e luftës çlirimtare, e ka shkruar historinë me gjakun e bijave dhe bijve më të mirë, që nuk e kursyen jetën e tyre për t’iu bërë lirisë gurthemel. Lavdi e përjetshme martirëve dhe dëshmorëve”, ka shkruar ai.

Share This Article