Ministir i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka pritur ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ku ka thënë se lidhja infrastrukturore afron edhe më shumë Kosovën e Shqipërinë, qytetarët dhe ekonominë e të dyja vendeve.
“Për projekte të reja që shumë shpejt do të gjejnë zbatim, biseduam me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi”, ka shkruar ai në Facebook.