Kosova
Thaçi zotohet se nuk do të ketë kufij etnik me Serbinë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Lodër është zotuar se nuk do të ketë kufij etnik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, megjithatë nuk ka treguar nëse ka hequr dorë përfundimisht nga ideja për korrigjim të kufijve që e kundërshtojnë të gjithë në Kosovë.
Ai ka marrë pjesë sot në një diskutim në ‘Chatham House’, ku ka folur edhe për liberalizimin e vizave, fazën finale të dialogut me Serbinë, dhe intervenimin e NATO-së në vitin 19999.
Ai ka folur edhe për mos-liberalizimin e vizave, duke thënë se Evropës po i mungon kurajo që të marrë një vendim të tillë për Kosovën.
Për ndërhyrjen e NATO-s, Thaçi thotë se ishte një vendim dhe veprim që i dha fund pushtetit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit, i cili shkaktoi mijëra viktima.
Komunikata e plotë:
Presidenti Thaçi në “Chatham House”: Koha për të reflektuar për dialogun
Londër, 5 prill 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të Institutit Mbretëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Chatham House”, ka mbajtur sot një ligjëratë për situatën politike në Kosovë dhe rajon, për dialogun si dhe për perspektiven euroatlantike të Kosovës, në Londër, Britani e Madhe.
Duke folur para të pranishmëve presidenti Thaçi ka thënë se ja vlen që të diskutohet për Kosovën mu këto ditë kur po kremtohet 70 vjetori i themelimit të NATO-s dhe 20 vjetori i intervenimit të NATO-s në Kosovë.
“Bota u bind se Sllobodan Millosheviqi, se Serbia, nuk dëshironte as dialog, as marrëveshje, as paqe. Serbia vazhdoi fushatën e gjenocidit dhe dëboi gjysmën e popullatës së Kosovës nga shtëpitë e tyre dhe jashtë kufijve të Kosovës. Forcat serbe kryen 400 masakra rreth e qark Kosovës dhe shkaktuan mbi 20.000 viktima të dhunës seksuale”, ka thënë presidenti Thaçi.
Kreu i vendit ka theksuar më tej se ishte intervenimi humanitar i NATO-s që solli deri tek ndalja e gjenocidit dhe pastrimit etnik te ndërmarrë nga forcat serbe.
Duke folur për perspektivën e sotme të Kosovës, Presidenti Thaçi tha se Kosova tani është një shtet i pavarur, sovran, i njohur nga më shumë së 100 shtete në mbarë botën, anëtar i më shumë se 200 organizatave botërore.
Duke folur për liberalizmin e vizave, kreu i vendit ka thënë edhe pse popullata e Kosovës është më pro-Evropiane në Ballkanin Perëndimor, edhe pse i ka përmbushur të gjitha konditat për lëvizje pa viza në BE, fatkeqësisht mbetet vendi më i izoluar i Evropës.
Një gjë e tillë, sipas tij ka ndodhur sepse “Vendeve të BE-së u mungon kuraja dhe uniteti për të marrë vendime mbi Kosovën. Kjo është një e padrejtë dhe një dënim, posaçërisht për gjeneratën e re”, ka thënë ai.
Presidenti Thaçi, në kuadër të këtij bashkëbisedimi të zhvilluar në institutin “Chatham House” ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij nuk është lehtë për armiqtë e dikurshëm të flasin me njëri – tjetrin, por “komunikimi dhe dialogu janë mënyra e vetme për të ecur përpara, mënyra e vetme për të arritur paqe, përndryshe do të ngelim peng i së kaluarës dhe çmimin do ta paguajnë gjenerata e ardhshme”.
“Mbes me shpresë dhe optimist se arsyeja do të mbizotërojë dhe se vendet tona do të arrijnë marrëveshje paqeje. Një marrëveshje kompromisi që do t’i sjellë benefite të dy vendeve. Një marrëveshje ligjërisht obliguese e cila do të sjellë njohje të dyanshme të dy vendeve sovrane, njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së të cilat nuk e njohin akoma, rrugëtim të sigurt drejtë NATO-s dhe BE-së, dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, dhe Serbisë do t’i sigurojë perspektiven Evropiane”, ka theksuar presidenti Thaçi.
Ai ka shtuar se Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë ka qenë dinamik dhe energjik, dhe një gjë e tillë është e shëndetshme për procesin dhe për shoqëritë tona.
“Ka edhe skeptikë dhe kundërshtarë, dhe unë i kuptoj ata. Por, pyetja ime për të gjithë është – cila është alternativa e dialogut? Si e shohin ata ecjen përpara? Të vazhdohen armiqësitë dhe konflikti? Përgjigjja ime është JO”, ka thënë presidenti Thaçi.
Kreu i vendit ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të jetë e unifikuar, posaçërisht shtetet e Kunitit, dhe se sipas tij nëse ata janë të bashkuar, Kosova do të jetë edhe më e bashkuar.
“Mbi të gjitha, marrëveshja është në interes të Kosovës, në interes të Serbisë, por edhe në interes të bashkësisë ndërkombëtare, në interes të BE-së dhe SHBA-së”, ka theksuar ai.
Duke shtuar se status kuo-ja dhe konflikti i ngrirë nuk mund të qëndrojnë, ai ka thënë se Kosova ishte dhe mbetet një partner konstruktiv në këtë proces.
“Marrëveshjet nuk mund të arrihen me veprime të njëanshme të asnjërës palë, apo me vendosjen e kushteve. Në Kosovë, mbi 70 për qind e qytetarëve e mbështesin dialogun dhe arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do t’i mbyllë te gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë, çështjet siç janë personat e pagjetur, refugjatët, trashëgimia kulturore dhe historike, bashkëpunimi ekonomik, të drejtat e komuniteteve dhe çështjet si edukimi, shëndetësia dhe të ngjashme’, ka shtuar presidenti.
Presidenti Thaçi në fund të këtij bashkëbisedimi ka thënë se “një gjë është e sigurt, se nuk do të ketë kufij të bazuar në vija etnike, dhe se Kosova do të mbetet një shtet dhe një shoqëri multietnike, duke ruajtur shpirtin e vlerave perëndimore dhe parimet e demokracive liberale të cilat i kemi ndërtuar së bashku”.
Pas fjalimit, Presidenti Thaçi është përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve.
Kosova
Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja feston me fishekzjarre në Prishtinë
Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja kanë fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës që u mbajtën këtë të diel.
Kryeministri në detyrë po udhëheq me mbi 50% të votave, mjaftueshëm për të krijuar qeverinë.
Ndërkohë në Prishtinë ka nisur festa.
Kosova
Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.
Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.
Kosova
KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë
Procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kaluar shifrën e 80 për qindëshit, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të rezultatit zgjedhor në nivel vendi.
Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm me rreth 50 për qind të votave të numëruara.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 20 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 14 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar mbi 6 për qind të votave, ndërsa Lista Serbe rreth 3 për qind.
NISMA Socialdemokrate mbetet nën pragun e lartë me afërsisht 1.5 për qind.
KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen pas kompletimit të të gjitha qendrave të votimit dhe verifikimeve përkatëse.
Deri atëherë, këto shifra konsiderohen paraprake, por tregojnë qartë trendin e votimit në shumicën e komunave të vendit.

E përditësuar: Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e fundit, duke siguruar 50,21% të votave, ose 313,767 vota në nivel vendi.
Këto rezultate pasojnë pas numërimit të mbi 73 për qind të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,36% apo 127,243 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 14,15% (88,388 vota).
Më pas vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6,29% (39,334 vota), Lista Serbe me 3,23% (20,154 vota) dhe Nisma Socialdemokrate me 1,58% (9,869 vota).
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania11 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania11 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania12 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
UK10 hours ago
Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
-
Bota11 hours agoPresidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump
-
Kosova12 hours agoDalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind
