Makina, që transportonte kryeministrin britanik, Boris Johnson, u godit sot nga një automjet shoqërues jashtë Parlamentit në Londër, kur një protestues i doli përpara makinës së Johnson-it.
Ndërkohë që autokolona u largua nga Pallati Westminster, pas konferencës javore për shtyp për kreun e qeverisë, një pjesëmarrës në një tubim kundër fatit të kurdëve në Turqi doli me nxitim në rrugë.
Automjeti kryesor, një “Jaguar” gri, që mbante Boris Johnson-in, u detyrua të frenonte papritur dhe “Range Rover”-i që e ndiqte iu përplas nga pas.
Downing Street konfirmoi se Boris Johnson ndodhej brenda, në momentin e aksidentit.
“Përsa i përket asaj që ndodhi, unë mendoj se videoja flet vetë. Nuk ka raportime për të lënduar”, tha një zëdhënës i kreut të qeverisë konservatore.
Protestuesi u arrestua.