Napoli fiton Kupën e Italisë, mposhti Juventusin

albnews
By
1 Min Read

Napoli ka arritur ta rrëmbejë trofeun e parë këtë edicion, duke e mposhtur në finale të Kupës së Italisë, Juventusin.

Për 90 minuta asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit.

Përkundër që gjatë kësaj kohe Napoli ishte paksa më e mirë, dhe krijoi më tepër raste shënimi por nuk pati efikasitet.

Fituesi u përcaktua pas ekzekutimit të penaltive, aty ku Napoli u tregua më i mirë se “Zonja e Vjetër”.

Pak minuta në këtë takim pati edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, që u shpall kampion me Napolin.

Share This Article