Flamuri i Kosovës mbi atë të Serbisë në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas triumfit në Grand Slamin e Parisit, ku e mori medaljen e argjendtë – Distria Krasniqi e ka rrëmbyer tani medaljen e artë në Grand Prixin e Turqisë, duke e mposhtur ne finale Otgontsetseg Galbadrakh.

Xhudoja vazhdon t’i sjellë medalje Kosovës.

Në Grand Prixin e Turqisë, xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, garuesja e vetme që e përfaqësoi Kosovën në këtë turne, rrëmbeu të artën, duke e mundur në finale xhudisten nga Kazakistani, Otgontsetseg Galbadrakh, shkruan Gazeta Express.

Distria triumfoi me Ippon në kategorinë 48 kg duke qenë më e mirë se rivalja, Galbadrakh.

Për të arritur deri te medalja e artë, Distria zhvilloi katër lufta.

Ajo e kaloi pa luftë rundin e parë, kurse në atë të dytë, Krasniqi e mposhti me ippon xhudisten turke, Gulkader Senturk.

Lufta e radhës ishte me xhudisten serbe, Andrea Stojandinov, ku Krasniqi triumfoi me ippon dhe e siguroi kështu vendin në gjysmëfinale, aty ku triumfoi ndaj xhudistes koreane, Yujeong Kang.

Kjo është medalja e dytë për Krasniqin këtë vit, ajo ka triumfuar edhe në Grand Slamin e Parisit, ku e mori medaljen e argjendtë, ndërsa, në garat e tjera që u zhvilluan në vitin 2019, Krasniqi pushoi

Share This Article