OVL e UÇK-së: Fetnetja ishte e palodhshme në luftën për liri e edukim brezash

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-luftëtares së UÇK-së, Fetnete Ramosaj.

Në telegramin e ngushëllimit, thuhet se e ndjera gjithnjë ishte e palëkundur në idenë shqiptare dhe e palodhshme në luftën për liri e edukim brezash.

“Me dhembje të thellë mori lajmin për vdekjen e hershme të shkrimtares, publicistes dhe bashkëluftëtares sonë Fetnete Ramosaj. Ajo, gjithnjë ishte e palëkundur në idenë shqiptare dhe e palodhshme në luftën për liri e edukim brezash. I shprehim ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, shokëve dhe miqve”, thuhet në ngushëllimin e OVL të UÇK-së.

Share This Article