Bisedime të vështira për planin e shpëtimit të BE-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelarja gjermane Angela Merkel po përpiqet të bindë pjesën tjetër të BE-së për të mbështetur një fond të madh shërimi, të përballur me ndikimin e rëndë ekonomik të krizës së koronavirusit.

Udhëheqësit e BE do të fillojnë të premten negociatat e vështira në një samit video, por tashmë ka shqetësime për vendet, të cilat po marrin akoma më shumë borxhe.

Komisioni i BE-së po propozon një fond prej 750 miliardë euro (676 miliardë pound; 843 miliardë dollarë), i përbërë nga 500 miliardë euro në grante dhe 250 miliardë kredi. Por, ky fond kërkon miratimin unanim të BE-së.

Shumica e ndihmave do të shkojnë për vendet më të goditura nga kriza e koronavirusit, veçanërisht Italia dhe Spanja. Ai do të shtohet në buxhetin e planifikuar të shtatëvjeçarit të BE prej 1.1 trilionë euro, ende i pa miratuar.

Merkel dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mbështesin me forcë planin e diskutueshëm për grantin prej 500 miliardë euro. Por, grantet, për dallim nga huatë, do të nënkuptonin marrjen e borxhit të përbashkët – diçka që Gjermania më parë e kishte kundërshtuar.

Hollanda, Danimarka, Suedia dhe Austria, me pseudonimin “frugals” (të ashpra), duan një ndihmë më të vogël, dhe vetëm në formën e kredive. Të tjerët, veçanërisht Italia, argumentojnë se tani është i nevojshëm solidariteti, për të mbajtur në funksion tregun e vetëm dhe për të ndaluar copëtimin e BE-së./BBC

Share This Article