Çfarë mësuam nga konferenca e sotme në Mbretërinë e Bashkuar?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Konferenca e përditshme për shtyp u mbajt nga Matt Hancock, sekretari i shëndetësisë dhe Dido Harding, kryetar i sistemeve të testimit dhe gjurmës në Mbretërinë e Bashkuar.

Ja çfarë na thanë:

Javën e kaluar, për herë të parë që nga mesi i Marsit, numri i personave që vdiqën nuk ishte më i lartë sesa është normale në këtë kohë të vitit.

AstraZeneca ka pranuar të prodhojë një vaksinë që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit, kështu që rezervat do të jenë gati sapo vaksina të aprovohet.

Njerëzit duhet të sigurohen që fëmijët e tyre të vaksinohen për sëmundje të tjera.

Z. Hancock pranoi se qeveria ka pasur sfida në zhvillimin e aplikacionit të saj për gjurmimin e te kontraktuarve, përfshirë një problem me përdorimin e aplikacionit në sistemet Apple.

Qeveria tani po bashkon forcat me modelin Apple-Google, por ai nuk pranoi të caktonte një datë se kur aplikacioni mund të ishte gati./BBC

Share This Article