Amerika sipas Universitetit Johns Hopkins, vazhdon të jetë epiqendra e pandemisë globale, me afro 2.2 milion raste dhe 118,000 vdekje të lidhura me virusin.
Këtu janë disa nga zhvillimet më të mëdha nga i gjithë vendi:
Disa shtete – përfshirë Florida, Oklahoma, Arizona dhe Karolina e Jugut – vazhdojnë të deklarojnë numra rekord të rasteve, pasi shumë autoritete lokale shtyjnë përpara me masat lehtësuese të bllokimit.
Megjithë shqetësimet midis disa zyrtarëve vendorë, Presidenti Trump po planifikon të shtunën të zhvillojë një tubim publik në qytetin Oklahoma të Tulsa. Organizatorët thonë se të pranishmëve do t’u jepen maska, por përdorimi i tyre nuk do të jetë i detyrueshëm.
Kalifornia është shteti i fundit që i bën mbulesat e fytyrës të detyrueshme në hapësira publike. Ish Guvernatori dhe ylli i Hollivudit Arnold Schëarzenegger ka ndarë mbështetjen e tij për masën, duke bërë thirrje në Twitter se “kushdo që e bën atë çështje politike është një idiot”.
Një nga ekspertët më të mirë të koronavirusit në Amerikë, Dr Anthony Fauci, i tha agjencisë së lajmeve AFP se nuk mund ta shohë vendin të kthehet në bllokime, pavarësisht se niveli i infeksionit mbetet i lartë./BBC