Çifti britanik vazhdon rrugëtimin pas tre mujash bllokimi në Prizren

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një çift britanik ka lënë Prizrenin pas tre muajve, ku kishte mbetur i bllokuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Mike Elm dhe Rosie Watson pas më shumë se tre muaj qëndrimi në Prizren, vazhduan rrugëtimin e tyre, të cilin e kishin nisur me biçikletë nga Austria për në Mongoli, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ndryshimet klimatike”, ka njoftuar Mytaher Haskuka, kryetar i Prizrenit.

“Si pasojë e pandemisë dhe mbylljes së kufijve, ata mbetën në Kosovë dhe vendosën të qëndrojnë në Prizren, në më të bukurin vend. Sot para nisjes, ata më vizituan në zyre, me të cilët shijuam kafen e mëngjesit”.

Share This Article