Sot 29 vite më parë Shqipëria iu bashkua Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Kryesia shqiptare e OSBE-së duke ndarë etapat më të rëndësishme të këtij rrugëtimi, shprehet krenare që tashmë Shqipëria e udhëheq organizatën.
“Është privilegj t’i kthehemi një Organizate që ka bërë kaq shumë për të na transformuar”, shprehet kryesia shqiptare e OSBE-së.
Ndërkaq, edhe zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko duke ndarë këtë rrugëtim u shpreh se OSBE-ja ka qenë themelore gjatë rrugës së Shqipërisë drejt një demokracie funksionale.
“Krenar që kemi qenë me organizatën për gati një dekadë! Zbatimi i angazhimeve tona së bashku”, theksoi ajo./ATSH/