Derbi anglez, pa fitues

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk ka dhënë fitues përballja e skuadrave të mëdha angleze, Tottenham Hotspur e Manchester United. Ndeshja e xhiros së 30-të, e luajtur të premten në mbrëmje ka përfunduar me rezultatin 1:1.

Steven Bergwijn shënoi për 1:0 në të mirë të Tottenhamit në minutën e 27-të. Një pikë Man Utd e siguroi falë golit të Bruno Fernandesit nga penalltia në minutën e 81-të.

Eric Dier e ka ndalur Paul Pogban në zonë. Fernandes nuk gaboi nga pika e bardhë.

Në minutën e 89-të Manchester Unitedit iu akordua edhe një penallti. Këtë herë Dier ndërhyri në Bruno Fernandesin. Por pas rishikimit të situatës në VAR u anulua penalltia.

Manchester United është i pesti me 46 pikë, kurse Tottenham i teti me 42 pikë.

Share This Article