Partia Demokratike nuk ka hequr dorë nga qeveria teknike. Ish-deputeti, Gerti Bogdani, i ftuar në Rtv Ora tha se edhe pse kauza e opozitës nuk është pjesë e marrëveshjes politike të 5 qershorit për reformën zgjedhore, opozita do të vazhdojë ta kërkojë.
Bogdani:
Pas një procesi të gjatë manipulimi, Maqedonia zgjidhjen ja dha përmes një qeverie teknike, është një zgjidhje afatgjatë shumë e mirë për Shqiërinë pavarësisht kush është në qeverisje. Qeverisja teknike rrit besimin në zgjedhje. Është një kauzë që do të vazhdojë të kërkohet nga PD, nuk është pjesë e tekstit të tryezës politike sepse duheshin bërë dhe lëshime. Më i rëndësishëm ishte votimi elektronik dhe identifikimi biometrik dhe pastaj vinte qeveria teknike. Padiskutim do të jetë pjesë e debateve në të ardhmen dhe pjesë e diskutimeve dhe presioneve në të ardhmen.
Kemi një dokument në tryezë, duhet të respektohet dhe të mos shkelet. PD nuk ka qenë asnjëherë kundër listave të hapura. Nuk mund të justifikohet sot ndryshimi i sistemit të listave të hapura për të marrë heqjen e koalicioneve zgjedhore. Është antidemokratike, minim i demokracisë në vend, të drejës për tu bërë bashkë për të rrëzuar një qeveri. Fatkeqësisht është e vetmja patericë që mund ta mbajë Ramën në pushtet.
Është një lajm i keq për të gjithë qytetarët shqiptarë. Por nëse ka një qeveri që ka vullnet për ti plotësuar kushtet dhe arrin ti plotësojë kushtet, padiskutim që edhe datat vendosen dhe rruga bëhet më e qartë.