Bilanci tragjik i sulmit me thikë në Angli, tre të vdekur dhe tre të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Si pasojë e një sulmi me thikë, tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë në një park në Reading të Anglisë.


Dëshmitarët kanë bërë të ditur se rreth orës 18:00 sipas kohës lokale, një burrë me thikë ka filluar ta sulmojë një grup njerëzish që po qëndronin në park, i cili ndodhet 65 kilometra në perëndim të Londrës, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

I dyshuari 25 vjeçar është arrestuar dhe Policia ka njoftuar se nuk po kërkojnë persona të tjerë të dyshuar.

Aktualisht rasti nuk po trajtohet si sulm i lidhur me terrorizëm, megjithatë oficerët janë duke i hetuar shkaqet e sulmit.

Share This Article