Një burrë 36-vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e të shtënave në Manchester, njoftoi sot policia angleze.
Po ashtu, një 21 vjeçar është në një gjendje kritike për jetë dhe po trajtohet në spital, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Albuk Tv.
Siç raporton BBC, policia ka shtuar numrin e forcave të saj në zonën Moss Side, ku kanë ndodhur të shtënat.