Spanja nuk do të karantinojë vizitorët nga Mbretëria e Bashkuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e jashtëme e Spanjës Arancha Gonzalez ka thënë se turistët britanikë mund të vizitojnë vendin nga e diela pa u përballur me karantinën. Spanja do të rihapë kufijtë e saj për vizitorët nga vendet e tjera të BE-së dhe zonën Shengen të dielën, me përjashtim të Portugalisë, e cila i ka kërkuar Madridit të vonojë hapjen e kufirit tokësor deri më 1 korrik, kur Spanja do të fillojë të mirëpresë udhëtarët nga pjesa tjetër e botës.

Të premten, Gonzalez kishte thënë që Spanja mund të vendosë karantinë për udhëtarët britanikë, si përgjigje ndaj të njëjtës masë të marrë javën e kaluar nga qeveria e Britanisë. Por Gonzalez tha që ajo priste që Britania të hiqte kufizimet e saj, duke e bërë të panevojshme që pala spanjolle të aplikonte reciprocitet. Rreth 12 përqind e ekonomisë së Spanjës bazohet në sektorin e turizmit. Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Statistikave, gati 18 milion turistë britanikë vizituan Spanjën në vitin 2019, më shumë se një e pesta e totalit të përgjithshëm të afro 84 milion vizitorëve.

Share This Article