Gjatë një zjarri që përfshiu një banesë në Paisley të Sokcisë mbetën të vdekur tre fëmijët e familjes, kurse nëna e tyre 39-vjeçare ndodhet në gjendje kritike në spital.
Fiona Gibson, 12 vjeç, dhe vëllezërit e saj Alexander, tetë vjeç dhe Philip, pesë, vdiqën nga plagët e marra nga zjarri i cili shpërtheu rreth orës 21:00 të së premtes.
Babai i fëmijëve, Alex Gibson, shkroi në Facebook “Mund të pushoni në paqe engjëj të vegjël. Më mungoni shumë, më duket sikur e gjithë bota është shembur për mua”.
Lodrat e fëmijëve dhe shumë tufa me lule nga njerëz të ndryshëm janë vendosur në vendin që ndodhi incidenti.
Ministri, Nicola Sturgeon ka postuar në Twitter “Nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë dhimbje. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë të afërmit e këtyre fëmijëve. Fiona, Aleksandri dhe Filipi mund të pushoni në paqe”.
Vëllezërit dhe motra u dërguan në Spitalin për Fëmijë në Glasgoë, por vdiqën pak kohë më vonë.
Deputeti Mhairi Black postoi në rrjetet sociale “Është shkatërruese, të gjithë ne po vajtojmë për Fionën, Alexanderin dhe Phillipin.”
Midis luleve të mbledhura tek vendi i incidentit deputet për Paisley dhe Renfreëshire North, ka shkruar një letwr “Ne të gjithë jemi shumë të lënduar për humbjen tuaj. Ngushëllimet dhe lutjet tona janë me ju të gjithë”.