Opinioni i Venecias, Meta: Dvorani shkaktari i përplasjeve mes presidentit dhe Kuvendit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me anë të një  konference për mediat, presidenti Ilir Meta ka reaguar rreth opinionit të dhënë nga Komisioni i Venecias disa ditë më parë për sa i përket ngërçit të krijuar në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Duke argumentuar opinionin e Komisionit të Venecias, Meta ka thënë se aty janë mbështetur veprimet e tij lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Më tej Meta ka shtuar se ngërçi i vetëm ka qenë ish- kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë, KED, Ardian Dvorani.

“Venecia thekson se betimi i anëtarëve të GJK-së bëhet para presidentit. ‘Venecia’ e cilësoi si incident të rëndë procedurial . ‘Venecia’ konfirmoi qartë veprimet anti-ligjore të Dvoranit” tha Meta

“Komisioni i Venecias konfirmoi se shkak i përplasje institucionale Kuvend President ishin veprimet antiligjore të Ardian Dvoranit dhe mënyrës së dërgimi të listave nga ati. Përgjegjësia individuale ne Dvoranit është e provuar se nuk e diskutoi në mbledhjen plenare me anëtarë të tjetër të KED siç e kërkon ligji. Venecia konfirmoi se KED funksionoi në mënyrë jo transparente dhe përjashtimi i avokati është anti- kushtetueses”, tha Meta.

Share This Article