Autoritetet turke i kanë shpëtuar 36 azilkërkues që kërkuan ndihmë në ujërat e Detit Egje, por të cilët ishin kthyer prapa nga roja bregdetare greke.
Këta azilkërkues ndodheshin në dy pajisje për shpëtimin e jetës dhe u shpëtuan nga roja bregdetare greke afër provincës së Izmirit, bënë të ditura disa burime të sigurisë që folën në kushte anonimiteti.
Turqia ka qenë vend transit për azilkërkuesit që synojnë të shkojnë drejt Evropës për të nisur jetë të re, sidomos për ata që kanë ikur nga lufta dhe përndjekjet, shkruan “Anadolu”.
Më herët gjatë këtij viti, Turqia ua ka hapur dyert imigrantëve ilegalë që duan të shkojnë në Evropë, duke e akuzuar BE-në se ka dështuar t’i mbajë premtimet sipas marrëveshjes së vitit 2016.