Basha: Taksimi “Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përmes një postimi në Twitter, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkroi se taksimi “Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj.

Sipas tij, raporti i FMN-së mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent.

“Taksimi “Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj. Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent. Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë! #ditemetemira”.

Share This Article