ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare” 1 hour ago
Vrasja e Charlie Kirk/ Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton 1 hour ago
Charlie Kirk: Njeriu që sfidoi liberalët deri ditën që u vra 1 hour ago
Pesë të mitur bëjnë për spital tre persona në Tiranë, sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit 6 hours ago
Shkarkohet ambasadori i Britanisë së Madhe në Shtetet e Bashkuara 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Oda Amerikane: Lufta e brendshme politike po rrezikon ndërmarrjet dhe vendet e punës në Kosovë

albnews by albnews
28 June, 2020
in Kosova, Technologji
0
Oda Amerikane: Lufta e brendshme politike po rrezikon ndërmarrjet dhe vendet e punës në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, përmes një komunikate për media, ka thënë se lufta e brendshme politike po rrezikon ndërmarrjet dhe vendet e punës në Kosovë.

Sipas Odës Ekonomike Amerikane, masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID19 kanë kufizuar në masë të madhe aktivitetet ekonomike, gjë që sjellë pasoja me kosto të lartë të rikuperimit për një ekonomi me strukturë të paqëndrueshme si ajo e Kosovës, për shkak të kërcënimit afatgjatë për ndërmarrjet, vendet e punës dhe stabilitetin buxhetor.

RelatedPosts

Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare”

Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

Krerët e shtetit nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA

“Në rrethana të tilla veprimi i shpejtë dhe konsensual nacional është imperativ, prandaj Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u kërkon të gjitha institucioneve të Kosovës, ekzekutivit dhe legjislativit, por edhe partive politike që të shmangin luftën e brendshme politike dhe të ndjekin një agjendë dinamike të veprimeve që do të mundësonin ndërhyrjen e shpejtë të shtetit për ndërmarrjet dhe punonjësit e rrezikuar”, thuhet në komunikatë.

“Oda Amerikane beson fuqishëm se në situatën aktuale nëpër të cilën po kalon sektori privat në veçanti dhe ekonomia e vendit në përgjithësi, është më se e nevojshme që temat e natyrës politike dhe mospajtimet rreth tyre të mos mbidominojnë temat që lidhen me përkrahjen e sektorit privat dhe rikuperimin e ekonomisë pas pandemisë COVID19”, thekson komunikata.

Sipas OEK, moszbatimi deri në fund i masave të Pakos Emergjente Fiskale dhe vonesa në aprovimin e një programi të rimëkëmbjes, edhe për shkak të vonesës së aprovimit nga ana e Kuvendit të Kosovës të rishikimit buxhetor dhe marrëveshjeve të kredive ndërkombëtare, të cilat janë kyçe për zbatimin e masave të ndërhyrjes shtetërore, përbëjnë kërcënim serioz për dhjetëra mijëra vende të punës.

“Këto vonesa janë edhe rrjedhojë e dështimit të koordinimit dhe dakordimit të brendshëm institucional dhe politik, por edhe të dialogut të mangët dhe jo të sinqertë publiko-privat përgjatë katër muajve të fundit. Kjo do të bëjë pashmangshëm që Kosova të humbasë hapin në rimëkëmbjen ekonomike dhe në ofrimin e një perspektive më premtuese për qytetarët e saj”, thuhet në deklaratën e OEK.

OEK thotë se vendimmarrësit shtetërorë dhe partitë politike, të cilët fatkeqësisht u kanë dhënë prioritet çështjeve politike duke zgjedhur të theksojnë mospajtimet e tyre.

“Oda Amerikane rikujton udhëheqësit politikë të Kosovës se zhvillimi ekonomik kërkon një qasje të unifikuar nacionale ndërmjet të gjithëve hisedarëve politikë dhe jopolitikë, e cila do të kulmonte me një strategji nacionale të zhvillimit ekonomik dhe do të garantonte konsistencën në qeverisjen ekonomike në vitet në vijim. Diskursi thellësisht përçarës politik i muajve të fundit, fatkeqësisht nuk i kontribuon synimeve të sipërcekura”, thuhet në deklaratë.

OEA thekson se në rast të vonesës së mëtejme të përkrahjes për sektorin privat, muajt në vijim do të shpërfaqin pasojat reale të pandemisë COVID19 në ekonominë e vendit, që do të rezultojnë me kolaps masiv të ndërmarrjeve, rritje të papunësisë dhe varfërisë, zvogëlim të të hyrave buxhetore dhe reduktim të aftësisë së shtetit për të ofruar shërbime publike dhe investime kapitale.

“Përgjatë gjysmës së dytë të vitit 2020, Qeveria e Kosovës do të duhej të angazhohej me seriozitet të pashembullt në përmbushjen e agjendës legjislative për këtë vit, ndërsa nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës pritet që të përqendrojnë debatin parlamentar në aspektet ekonomike në vend të mospajtimeve të ngushta politike e debateve për tema të panevojshme të cilat pengojnë reformën e progresin, rritjen e shpejtë ekonomike dhe ngritjen e mirëqenies sociale”,  thotë OEA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare”

Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare”

11 September, 2025
Vrasja e Charlie Kirk/ Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

Vrasja e Charlie Kirk/ Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

11 September, 2025
Charlie Kirk: Njeriu që sfidoi liberalët deri ditën që u vra

Charlie Kirk: Njeriu që sfidoi liberalët deri ditën që u vra

11 September, 2025
Pesë të mitur bëjnë për spital tre persona në Tiranë, sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit

Pesë të mitur bëjnë për spital tre persona në Tiranë, sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result