IKSHPK ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 87 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë edhe 31 pacientë janë shëruar.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 33 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Podujevës 6 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Ferizajt 3 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Mamushës 3 raste, komuna e Skenderajt 3 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Rahovecit 2 raste, komuna e Drenasit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Malishevë, Viti dhe Pejë.
Numri total i të prekurve ka shkuar në 2677 ndërsa 1425 janë shëruar. Numri rasteve aktive ka shkaur në 1203.
‘’Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.’’, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së. /Express/