Haradinaj uron Luanin për diplomimin në FSK: Paç guximin e Shkëlzenit, por jo fatin e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot në Kazermën “Adem Jashari”, kanë diplomuar 15 kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 2020. Mes të diplomuarve të rinj, është edhe Luan Haradinaj, i biri i dëshmorit dhe heroit, Shkëlzen Haradinaj.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i ka uruar diplomimin Luanit.

“Urime diplomimi Luan bashkë me shokë. Paçit guximin e Shkëlzenit, e jo fatin e tij”, ka shkruar Haradinaj.

Në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të rinj, prezent ishin shumë personalitete të ndryshme publike.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka kërkuar nga oficerët e rinj që t’i përmbahen kodit dhe ta ruajnë nderin e Ushtrisë së Kosovës.

Share This Article