Ka përfunduar takimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kreut të Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Pas takimit, as Limaj e as Rama nuk kanë folur para mediave.
Së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozin dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme Gent Cakaj do të drekojnë në një nga restorantet e kryeqytetit.
Rama gjatë ditës ka të planifikuar edhe disa takime me liderë të vendit.