Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka thënë të martën në kuvend se ai nuk ka dyshim që India qëndron prapa sulmit në ndërtesën e bursës në Karaçi një ditë më parë.
Katër persona të armatosur me granta e sulmuan të hënën ndërtesën e bursës, duke lënë të vrarë dy roja dhe një polic para se forcat e sigurisë t’i vrisnin ata, shkruan “Reuters”.
Sidoqoftë, India ka thënë të hënën se nuk ka të bëjë asgjë me këtë sulm.
“Nuk ka dyshim se India është prapa sulmit. Në dy muajt e fundit kabineti im e ka ditur (se do të kishte sulm), unë i kam informuar ministrat e mi. Të gjitha agjencitë tona kanë qenë në gjendje të lartë gatishmërie”, tha Khan para deputetëve pakistanezë.
Marrëdhëniet mes Indisë dhe Pakistanit kanë qenë historikisht të tensionuara dhe shpesh armiqësore. Disa nga arsyet për këto tensione janë kufijtë e kontestuar në rajonin e Kashmirit dhe konfliktet e armatosura në të kalurën.