Shqipëria është pjesë e listës së vendeve të cilave nuk i lejohet hyrja në Bashkimin Evropian nga 1 korriku, kjo si pasojë e shtimit të rasteve me covid19.
Në listën me 15 vendet që morën dritën jeshile nuk është as SHBA dhe Brazili, që kanë një situatë alarmante me pandeminë.
Kina, vendi i origjinës së koronavirusit, thuhet ne deklaratën e këshillit, mbetet për tu konfirmuar për reciprocitetin.
Mes 15 vendeve që lejohen të futen në Evropë janë Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut e Ruanda, ndërsa nga rajoni i Ballkanit, vetëm Serbia dhe Mali i Zi.
Diplomatët ranë dakord që lista të rishikohet çdo dy javë në varësi të zhvillimeve.
Më herët këtë muaj, vetë KE-ja ishte shprehur se rihapja e kufijve me vendet jo anëtare të BE në Ballkanin perëndimor, përfshirë Shqipërinë, ishte prioritet nga 1 korriku.
Lista:
• Algjeria
• Australia
• Kanadaja
• Gjeorgjia
• Japonia
• Mali i Zi
• Maroku
• Zelanda e Re
• Ruanda
• Serbia
• Koreja e Jugut
• Tajlanda
• Tunizia
• Uruguai
• Kina, subjekt konfirmimi i reciprocitetit