Ritmi i rimëkëmbjes së ekonomisë amerikane po ngadalësohet nga shpërthimet e reja të koronavirusit, ndërsa disa shtete mund të luftojnë për vite me radhë, ka thënë Presidenti i Bankës Federale të Rezervave të Nju Jorkut, John Williams.
“Njerëzit janë rikthyer në punë dhe shkalla e papunësisë ka filluar të zvogëlohet,” tha Williams, sipas vërejtjeve të përgatitura për një takim virtual që do përqendrohet te bankat qendrore gjatë Covid-19.
“Megjithëse ky përmirësim është i mirëseardhur, ekonomia është ende larg nga një ekonomie të shëndetshme dhe ka të ngjarë të kërkojë vite për t`u rikuperuar plotësisht.”
Përhapjet e mëdha të koronavirusit do të pengojnë rigjenerimin ekonomik, shtoi ai.
“Kjo është një kujtesë e vlefshme që fati i ekonomisë është i lidhur në mënyrë të pandashme me rrugën e virusit,” tha ai. “Një rimëkëmbje e fortë ekonomike varet nga kontrolli efektiv dhe i qëndrueshëm i Covid-19”./BBC