Një nga studiuesit më të rëndësishëm të sëmundjeve, Dr. Anthony Fauci i ka thënë senatit amerikan se ai “nuk do të befasohej” nëse rastet e reja të virusit në vend do të arrijnë 100,000 në ditë.
“Është e qartë që ne nuk kemi më kontroll tani,” dëshmoi ai, duke paralajmëruar se jo shumë amerikanë mbajnë maska apo respektojnë distancën sociale.
Gjatë dëgjimit, ai tha se gjysma e të gjitha rasteve të reja vijnë nga katër shtete.
Më parë, guvernatori i New York tha që gati gjysma e të gjithë amerikanëve duhet të vetë-karantinohen nëse vizitojnë shtetin.
Të martën, për të katërtën herë në pesë ditët e kaluara rastet u rritën me më shumë se 40,000.
Sipas CNN, rritja – e cila po ndodh veçanërisht e shpejtë në shtetet jugore dhe perëndimore – ka detyruar të paktën 16 shtete të ndalojnë ose të kthejnë planet e tyre të rihapjes. Florida, Arizona, Texas dhe California janë katër shtetet që referohen nga Dr. Fauci si më të goditurat aktualisht.
Për disa nga këto shtete masat e reja vijnë një muaj pasi filluan të rihapin ekonomitë e tyre./BBC