Kroacia heq masën e vetizolimit për qytetarët e Kosovës dhe tre vendeve të tjera

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kroacia e ka hequr masën e vetizolimit 14-ditësh për personat që hyjnë nga Kosova, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, njëherësh kreu i Shtabit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, Davor Bozhinoviq, tha se vendimi vlen për udhëtarët që e përdorin territorin e Kroacisë për të kaluar transit, pastaj për turistët, studentët, transportuesit e mallrave dhe punonjësit ndërkufitar.

Turistët duhet të kenë të paguar një aranzhman turistik. Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe shtetasit e vendeve të treta me lejeqëndrime afatgjate në BE, nuk i nënshtrohen asnjë kufizimi, përveç detyrimit për të respektuar masat epidemiologjike.

Kufizimet janë hequr gjithashtu për shtetasit kroatë që hyjnë në Kroaci nga njëra prej këtyre katër vendeve.

Share This Article