Çfarë është qasja e drejtë për një ilaç?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një “kornizë më e fortë” është e nevojshme për të siguruar çmimin e drejtë dhe mundësinë e përdorimit të drejtë të medikamenteve gjatë urgjencave kombëtare, ka thënë një shkencëtar kryesor në Mbretërinë e Bashkuar, pasi SHBA bleu pothuajse të gjitha furnizimet e ardhshme në botë të remdesivirit për trajtimin e Covid-19.

Prof. Peter Horby nga Universiteti i Oksfordit i tha BBC-së se ishte “pjesërisht e pritshme” pasi prodhuesi Gilead ishte një kompani tregtare amerikane që do të ishte nën “presione të caktuara politike në vend”.

Por, ai shtoi: “Ngrihen dy pyetje shumë të rëndësishme: cili është një çmim i drejtë për një ilaç dhe çfarë është qasja e drejtë për një ilaç? Këto duken si çështje të zakonshme, por janë veçanërisht të rëndësishme në një krizë globale si kjo”.

Prof. Horby vuri në dukje se shitja e remdesivirit përfshinte pacientë që merrnin pjesë në vende të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe.

Sërish shtohen pyetje nëse gjendet vaksina, tha ai, duke shtuar: “Kompanitë tregtare janë të ndërtuara që të sillen kështu, por ne kemi nevojë për një kornizë shumë më të fortë nëse ne do të vazhdojmë t`i zhvillojmë këto gjëra dhe nëse ato do të përdoren për raste urgjente kombëtare.”/BBC

Share This Article