Kriza në Hong Kong: Britania iu jep të drejtën e nënshtetësisë 3 milionë banorëve hong-kongas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deri në tre milionë banorë të Hong Kongut do të marrin shansën për t’u vendosur në Britani të Madhe dhe për të fituar nënshtetësinë e këtij vendi, ka thënë kryeministri Boris Johnson.

Kryeministri tha që liritë e Hong Kongut ishin shkelur nga ligji i ri i sigurisë dhe ata që do të prekeshin prej tij do të merrnin të drejtën që të largoheshin nga ish kolonia e Mbretërisë së Bashkuar.

Rreth 350 mijë mbajtës pasaportash britanike, dhe 2,6 milionë të tjerë që janë të pranueshëm, do të mund të vijnë në Britani për pesë vjet, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Pas një viti tjetër, ata do të mund të aplikojnë për nënshtetësi.

Kryeministri tha që kalimi i ligjit të ri për sigurinë që u bë dje nga autoritetet në Hong Kong ishte “një thyerje serioze dhe e qartë” e deklaratës së përbashkët Sino-britanike të vitit 1985 – një marrëveshje e obligueshme me ligj që përcaktonte liritë që do të mbroheshin për 50 vjet pasi Kina të vendoste sovranitetin e saj në vitin 1997. 

Share This Article