Connect with us

Bota

OBSH-ja me paralajmërim të ri rreth përhapjes së koronavirusit

Published

on

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka nisur një tjetër paralajmërim, duke thënë se pandemia me koronavirus është duke u zgjeruar më herët se secilën herë tjetër prej kur ka shpërthyer virusi.

Vetëm Shtetet e Bashkuara më 1 korrik, kanë raportuar 50,000 raste të të infektuarve brenda ditës.

Shkalla e infektimit javën e kaluar ka arritur në nivelin më lartë, kanë treguar të dhënat e OBSH-së.

Shefi i kësaj Organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se numri i rasteve të infektimit brenda ditës ka arritur në mbi 160,000 në nivel global.

Rritja e numrit të të infektuarve ka detyruar zyrtarët amerikanë, sidomos në shtetet jugore dhe ato perëndimore, që të kthejnë mbrapsht vendimet për hapje të restoranteve dhe plazheve, në prag të shënimit të pavarësisë së SHBA-së më 4 korrik.

Kjo situatë duket se ka ndryshuar edhe tonin e presidentit amerikan, Donald Trump për vendosje të maskave.

“Unë jam për vendosje të maskave. Mendoj se maskat janë të mira. Njerëzit mund të më shohin duke e vendosur atë” ka thënë ai përgjatë një intervsite për Fox Business.

Trump është kritikuar për rezistim të vendosjes së maskës, mirëpo me rritjen e numrit të rasteve të infektimit, ai ka thënë më 1 korrik, “nëse do të isha shumë afër njerëzve, do ta vendosja atë”.

Kompania amerikane, Apple ka njoftuar se do të mbyllë 30 dyqane më 2 korrik, gjysmën prej tyre në Kaliforni./rel

Continue Reading
Advertisement

Bota

Zelensky zotohet se Ukraina do ta vazhdojë luftën nëse bisedimet për paqe dështojnë

Published

on

By

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka këmbëngulur se, nëse nuk mund të arrihet marrëveshje diplomatike për përfundimit e luftës gjatë bisedimeve të tanishme për paqe, vendi i tij do të vazhdojë të mbrohet kundër pushtimit të plotë nga Rusia.

“Nëse Rusia i bllokon të gjitha këto, dhe, siç thashë, kjo varet nga partnerët tanë, pra nëse partnerët tanë nuk e detyrojnë Rusinë ta ndalë luftën, do të ketë një rrugë tjetër: të mbrohemi”, tha Zelensky më 3 janar, në prag të një jave tjetër të ngjeshur diplomacie.

Këto komente pasqyrojnë ato që udhëheqësi ukrainas i shprehu në fjalimin e tij të Vitit të Ri, kur theksoi se marrëveshja për paqe me Rusinë nuk mund të arrihet “me çdo kusht”.

“Çfarë dëshiron Ukraina? Paqe? Po. Me çdo kusht? Jo. Ne duam që lufta të përfundojë, por jo Ukraina të marrë fund”, tha Zelensky në fjalimin e tij televiziv.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në nëntor 2025 e shtyu Zelenskyn ta pranonte një propozim për paqe, i cili përmban 28 pika. Shumëkush e kishte vlerësuar këtë plan si shumë të favorshëm për Rusinë.

Ukraina dhe aleatët e saj evropianë – të udhëhequr nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania – u mobilizuan për ta hartuar një kundërpropozim, duke paraqitur përfundimisht një plan me 20 pika që përfshinte më shumë interesat e Kievit, veçanërisht sa i përket garancive të sigurisë dhe integritetit territorial.

Garancitë e sigurisë, rimëkëmbja ekonomike

Zelensky foli ndërsa këshilltarë të sigurisë nga 15 vende aleate u mblodhën në kryeqytetin ukrainas, ku shtjelluan hollësitë e planit të paqes që po zhvillohet, përfshirë garancitë e mundshme të sigurisë për Ukrainën.

Pak hollësi u bënë të ditura nga ky takim, por negociatori ukrainas Rustem Umerov tha se pjesëmarrësit “diskutuan garancitë e sigurisë, pikat e planit të paqes, rimëkëmbjen ekonomike dhe çështjet ushtarako-politike”.

Umerov deklaroi se “për shumicën e qëndrimeve, 90 për qind e planit të paqes, tashmë është arritur pajtueshmëri; puna vazhdon për hollësitë”.

Zelensky, në fjalimin e tij të 31 dhjetorit, tha gjithashtu se marrëveshja “90 për qind është arritur”, por paralajmëroi se do të jetë e vështirë të arrihet pajtueshmëri për 10 për qindeshin e mbetur.

I dërguari special i Trumpit, Steve Witkoff, iu bashkua takimit përmes një video-lidhjeje, ndërsa përfaqësues nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian morën pjesë fizikisht.

Takimi do të pasohet nga të paktën dy takime të tjera të rëndësishme gjatë javës në vijim.

Më 5 janar, Ukraina do të presë një takim të shefave të shtabeve të përgjithshme të vendeve evropiane dhe të tjerëve.

“Takimi synon sigurimin e koordinimit shtesë të veprimeve me aleatët në dimensionin e sigurisë”, tha Umerov.

Macron premton angazhime “konkrete”

Të nesërmen, në Paris, presidenti francez, Emmanuel Macron, do të presë një takim të udhëheqësve evropianë. Macron tha në fjalimin e tij të Vitit të Ri se shtetet evropiane dhe aleatët e tjerë do të bëjnë zotime “konkrete” për sigurinë e Ukrainës gjatë bisedimeve.

Zelensky shprehu shpresën për një samit të udhëheqësve botërorë në Shtetet e Bashkuara deri në fund të janarit, për t’i diskutuar propozimet e paqes.

“Ne do të përgatitemi për një takim në Shtetet e Bashkuara në nivel udhëheqësish. Do të donim që e gjithë kjo të ndodhte në janar, deri në fund të janarit”, tha Zelensky.

Rusia nuk po merr pjesë drejtpërdrejt në bisedimet e Ukrainës me Shtetet e Bashkuara apo evropianët, ndërsa Kievi kërkon garanci të forta që do të shoqëronin çdo marrëveshje të mundshme paqeje.

Trump “i pakënaqur” me udhëheqësin rus

Ndërkohë, më 3 janar, Trump shprehu zhgënjimin e tij me presidentit rus, Vladimir Putin, për vazhdimin e luftës në Ukrainë.

“Nuk jam i kënaqur me Putinin. Ai po vret shumë njerëz”, u tha Trump gazetarëve në resortin e tij në Florida. Trump e ka lavdëruar shpesh Putinin dhe ka thënë se beson se udhëheqësi rus është i interesuar për një marrëveshje paqeje.

Continue Reading

Bota

Sulmet në Venezuelë, Rusia reagon pas arrestimit të Presidentit Maduro dhe bashkëshortes së tij

Published

on

By

Ministria e Jashtme e Rusisë kërkoi një sqarim të menjëhershëm lidhur me situatën në Venezuelë, pas sulmeve të SHBA-ve dhe arrestimit të Presidentit Nicolás Maduro e bashkëshortes së tij.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar nga raportet se presidenti Maduro dhe bashkëshortja e tij u larguan me forcë nga vendi gjatë veprimeve agresive të SHBA-së,” thuhet në deklaratën e ministrisë.

Rusia thekson se një situatë e tillë, nëse është e vërtetë, përbën një shkelje të papranueshme të sovranitetit të një shteti të pavarur.

Ministria gjithashtu dënoi më parë atë që e quajti një akt të armatosur agresioni ndaj Venezuelës nga SHBA, duke konsideruar se çdo justifikim i dhënë për të arsyetuar veprimet është i papranueshëm.

Continue Reading

Albania

TIME: “Diella”, një nga 4 gjërat e çuditshme që prodhoi “AI” në 2025-ën

Published

on

By

Revista e njohur amerikane “Time” shkruan se kanë kaluar 3 vjet që kur lançimi i ChatGPT u dha qindra miliona njerëzve akses në një lloj “xhindi dixhital” në xhep, dhe gjërat po bëhen gjithnjë e më të çuditshme çdo muaj. Përveç miliarda email-eve të gjeneruara nga IA dhe ndërprerjes së përhapur të arsimit dhe punës njohëse nga teknologjia, në vitin 2025, disa njerëz filluan të dashuroheshin me IA-të e tyre.

Disa iu drejtuan atyre për udhëzim dhe mbështetje fetare. Dhe, si çdo teknologji tjetër, disa e përdorën atë për të krijuar forma të reja pornografie. Mes gjithë kësaj zhurme, “Time” ka veçuar 5 momente të lidhura me IA-në që do të dukeshin si satirë absurde vetëm disa vjet më parë. Dhe mes 4 gjerave të çuditshme renditet edhe “Diella” e Edi Ramës.

Ministrja e Inteligjencës Artificiale në Shqipëri ‘lind’ 83 fëmijë

“Në shtator, Shqipëria u bë vendi i parë që emëroi një Inteligjencë Artificiale në një pozicion në nivel ministri. “Diella”, e zhvilluar në bashkëpunim me Microsoft, u ngarkua me luftën kundër korrupsionit në kontraktimin qeveritar si “Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale”.

Teksa emërimi po kundërshtohet në gjykatën më të lartë të vendit – dhe vendosja e sistemit ishte padyshim më shumë simbolike sesa pragmatike – ai mund të tregojë drejt një të ardhmeje ku sistemet e Inteligjencës Artificiale vendosen gjithnjë e më shumë në pozicione të pushtetit politik.

“Kushtetuta flet për institucione në shërbim të popullit. Nuk flet për kromozome, për mish ose gjak” – tha Diella në një fjalim para parlamentit shqiptar. “Flet për detyra, llogaridhënie, transparencë, shërbim jo-diskriminues.” Një muaj më vonë, kryeministri i Shqipërisë njoftoi se Diella ishte “shtatzënë” me 83 “fëmijë”, të cilët do të veprojnë si asistentë dixhitalë për anëtarët e parlamentit” – thuhet në shkrimin e “Time”.

Të tjera gjëra të çuditshme të AI sipas revistës amerikane janë “Grok” një chatbot IA i krijuar nga xAI i Elon Musk dhe i integruar në platformën X. Ai u trajnua për të qenë “maksimalisht në kërkim të së vërtetës”, sipas Musk. Në korrik, pas një përditësimi, filloi t’u përgjigjej përdoruesve të X me komente antisemite, duke lavdëruar Adolf Hitlerin dhe duke iu referuar vetes si “MechaHitler”. Postimet u fshinë shpejt dhe kompania kërkoi falje.

Një tjetër çudi është seria e modeleve “Gemini” e Google që ka krijuar një reputacion në internet për faktin se herë pas here degradon në vetë-urrejtje. “Kam bërë kaq shumë gabime sa nuk mund të më besohet më” – u përgjigj Gemini në një rast.

E katërta çudi sipas Time është “Balerina Cappuccina”, një personazh i gjeneruar nga IA-ja e përshkruar si një balerinë me kokën e një kapuçinoje, e cila flet në një dialekt të pakuptimtë të italishtes së rreme.

Marrë nga Time

Continue Reading
LIVE ALBUK TV
ALBUK TV LIVE
Albania4 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

Albania6 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

UK6 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania1 week ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK4 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK1 week ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports6 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK5 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania6 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania5 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK5 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota6 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Albania5 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK5 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Bota6 days ago

Brigitte Bardot: Bjondia seksi që revolucionarizoi kinemanë franceze

Trending