Hungaria nuk do ta pranojë kërkesën e BE-së që në listën e shteteve “të sigurta” nga pandemia e koronavirusit t’i shtojë edhe vendet jashtë BE-së.
Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se përjashtim i vetëm nga ky vendim do të jetë Serbia.
“Tani për tani nuk do ta përkrahim kërkesën e BE-së, pasi kjo do të jetë në kundërshtim me interesat shëndetësore të popullit hungarez”, tha Orban në video porosinë në Fejsbuk, transmetuan mediat serbe.
Këshilli Evropian paraprakisht ka marrë vendim që në listën të vendos 14 shtete, prej të cilave mund të udhëtohet në BE: Serbia, Mali i Zi, Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunisia dhe Uruguai.