Britania e Madhe e hoqi karantinën për udhëtarë nga 75 vende

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria britanike hoqi dorë nga plani për vendosje të urave ajrore dhe do ta heqë karantinën e detyrueshme për udhëtarë nga 75 vende.

Britania e Madhe së shpejti do ta heqë ndalesën për udhëtime të cilat nuk janë të domosdoshme për pothuajse të gjitha destinacionet në BE, territoret britanike Bermuda dhe Gjibraltar, si dhe Turqi, Tajlandë, Australi dhe Zelandë e Re.

“Siç thamë paraprakisht këtë javë, do t’i lehtësojmë masat shëndetësore të kufirit dhe do t’u mundësojmë udhëtarëve nga disa vende dhe territore të caktuara të hyjnë pa obligim për vetëizolim”, tha zëdhënësi i kryeministrit Boris Xhonson.

Britania e Madhe të premten e kaluar kumtoi se do ta heqë karantinën e obligueshme dyjavore për njerëzit që arrijnë nga vende si Franca, Greqia dhe Spanja. 

Share This Article