Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet se vendimi i Bashkimit Europian për të mos hapur kufijtë me Shqipërinë është bazuar vetëm në kriterin epidemiologjik të situatës në dy javët e fundit, pra rritjes së numri të infeksionve.
E ftuar në emisionin Java në RTSH, Manastirliu deklaroi se BE pas dy javësh do të bëjë një tjetër vlerësim.
“Është një vendim që do të vlerësohet sërish dy jave më pas. Vlerësimi që është bërë, është një kriter puro epidemiologjik.
Kriteri që Europa ka vendosur është numri i rasteve të prekura për 100 mijë banorë në dy javët e fundit”, tha Manastirliu.
Sipas ministres Manastirliu, rritja e rasteve erdhi pasi në momentin e hapjes pati një relaksim nga ana e qytetarëve.