Paraqitja fantastike e Briken Calja është pasuar me një tjetër lajm të mirë për peshëngritjen shqiptare. Sportisti, Erkand Qerimaj ka vendosur rekord kombëtar në shkëputje, ku ka ngritur lart peshën e 159 kilogramë. Rekordi i peshëngritësit shqiptar u vendos në Batumi 2019, aty ku po zhvillohet Kampionati Europian i peshëngritjes.
“Rrekord Kombetar ne Shkeputje me 159 KG Rrezultati me mire i jetes ne kete Stil. Ne Shtytje 188 KG Prisnim me teper Por disa probleme teknike na vonuan nxemjen nuk arritem ti nxirrnim Maksimumin Provuam 193 194 Per Medalje.“-shkruan Qerimaj në rrjetin social “Facebook”.
Calja u shpall kampion bote në këtë stil, teksa medalja e argjendtë në stilin e shtytjes e “rrëzoi” në vendin e dytë në klasifikimin e dygarëshit, duke u shpallur si nënkampion i Europës për peshën deri në 73 kilogramë.