Vdekjet në azile në Angli dhe Uells gjithsej 29,000

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kishte 29,000 vdekje më shumë në azile në Angli dhe Uells gjatë krizës së koronavirusit të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas shifrave të reja. Shifrat e Zyrës së Statistikave Kombëtare (ONS) japin një pasqyrë më të qartë të numrit të epidemisë në azile sepse ato përfshijnë vdekjen e të gjithë banorëve, jo vetëm të atyre që vdiqën në shtëpinë e tyre, tha shefi i statistikave të BBC-së Robert Cuffe.

Një e katërta e banorëve të azileve vdiqën në spital. Covid-19 u ishte shënuar në certifikatën e vdekjes së 19,394 personve nga 29,000 vdekjeve në total , duke lënë gati 10,000 që ishin për shkaqe të tjera. Coronavirus ishte shkaku kryesor i vdekjes për burrat në azile, duke përbërë një të tretën e të gjitha vdekjeve dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjes për gratë, pas demencës dhe sëmundjes Alzheimer, e cila përbënte një çerek të vdekjeve. Analizat nga ONS kanë sugjeruar më parë që shumë nga vdekjet jo-Covid përfshijnë koronavirus të pa diagnostikuar. Java deri në 12 qershor ishte pika e parë që nga fillimi i marsit kur numri i vdekjeve ra nën shifrat e vitit të kaluar.

Share This Article