Annaliese Dodds tha që njerëzit me të ardhura të ulëta dhe të mesme nuk duhet të shohin rritje të taksave për të paguar koston e koronavirusit – dhe se një “taksë e pasurisë” është një nga opsionet për shërbimin e borxhit të Mbretërisë Bashkuar.
Kancelarja në hije e Laburistëve tha se “ata me mundësi më të mëdha duhet të paguajnë më shumë se një kontribut nëse ky kontribut është i nevojshëm” dhe vetëm nëse “nuk do të kemi mundësi të tjera të daljes nga kriza”.
Dodds u pyet drejtpërdrejt për idenë e “taksës së pasurisë” – një taksë e vendosur mbi kapitalin e mbajtur nga qytetarët më të pasur.
Ajo tha: “Ka shumë akademikë që e shikojnë këtë aktualisht. Unë vërtet do ta inkurajoja qeverinë që të angazhohet me atë në vend që të shikojë ngritje të taksave që prekin të gjithë në mënyrë të barabartë.
“Unë nuk mendoj se do të ishte e drejtë. Në të vërtetë shumica e të dhënave për sondazhin e opinioneve sugjerojnë që publiku britanik nuk mendon se është i drejtë. Ata mendojnë se ata që janë në gjendje ta përballojnë duhet të kontribuojnë më shumë … Ka një numër mekanizmash të ndryshëm për ta arritur këtë “.
Ajo shtoi: “Unë nuk jam duke thënë se nga pozicioni i opozitës ne do të angazhohemi kundër kësaj (taksës së pasurisë). Unë kam thënë që dua që ta shohim veten në një situatë ku ekonomia po rritet, ku borxhi po gërryhet sepse njerëzit po paguajnë më shumë taksa sepse janë në punë etj.”/BBC