Kosto e lartë për prodhimet vendase ishte kryefjala në takimet e kryetarit të PD lulzim Basha me fermerët e Devollit. Sipas tij prodhimet bujqësore në Greqi dhe Maqedoni vijnë me një çmim më të lirë, kjo për shkak të politikave që ndjekin këto shtete.
Në ndalezën e tij në zonën e Devollit kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar takime me fermerët e zonës që shprehën shqetësimin për kostot e larta.
“Prodhimet tona në shumë vite ne i kemi shitur nën kosto dhe në këtë pjesë pune jemi dhunuar më shumë ne dhe konsumatori”, thotë Basha.
Për Bashën shqetësim është kosto e lartë krahasur me rajonin.
Madje fermerët rendisin dhe problematikat që ata kanë.
Edhe një herë kryetari i PD theksoi se qeveria nuk subvencionon bujqësinë, teksa theksoi programin e opozitës si një mundësi ringritjeje për prodhimet Made in Albania.