Meta: Prioritetet e Shqipërisë janë përballja me koronavirusin dhe 15 kushtet e BE-së

albnews
By
1 Min Read

Ashtu si edhe gjatë konferencës për shtyp më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti Ilir Meta thekson edhe njëherë dy prioritetet e shtetit shqiptar në këto momente.

Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se prioriteti numër një është përballimi me sukses i situatës me koronavirus.

Gjatë konferencës ai u shpreh se ka kërkuar një takim zyrtar me Ministren e Shëndetësisë për këtë çështje.

Gjithashtu ai shkruan se prioriteti i dytë i Shqipërisë është plotësimi i 15 kushteve për integrimin europian ku më herët gjatë konferencës vuri theksin tek miratimi i reformës zgjedhore e cila do t’i hapte rrugën plotësimin e pikave të tjera.

Postimi i plotë në Facebook:

Dy prioritetet kryesore për të cilat duhet të angazhohemi të gjithë janë: Përballimi me sukses i COVID-19 dhe plotësimi pa vonesë i 15 kushteve për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Çdo neglizhencë në këto dy prioritete ka kosto shumë të rënda: E para jetën e qytetarëve tanë, e dyta të ardhmen e Shqipërisë.

Share This Article