Kriza ekonomike si pasojë e pandemisë e detyroi qeverinë të ndryshojë buxhetin për herë të tretë brenda pak muajve, duke duke ulur nivelin e të ardhurave si dhe duke orientuar me shume para drejt emergjencave. Por ky ndryshim për Partinë Demokratike vulos varfërinë për shqiptarët dhe pasurimin e një grushti qeveritarësh dhe klientësh të pushtetit.
Partia Demrokratike, thotë se me rishikimin e buxhetit qeveria ka vulosur varfërinë për shqiptarët dhe pasurimin e një grushti qeveritarësh dhe klientësh të pushtetit.
Ish deputetja Jorida Tabaku, argumentoi se se me këtë vendim nuk ka rritje rrogash dhe pensionesh e as vende të reja pune por shkurtim të tyre.
“Vendimi i ri i qeverisë për të rishikuar buxhetin për të dytën herë në 6 muaj është shpallja defakto e falimentit të qeverisë së Edi Ramës dhe dëshmi se sa keq ka qeverisur në këto 7 vite”, tha Tabaku.
Tabaku tha se kryeministri, bën të kundërtën e atyre që ka premtuar. Merr borxh për të paguar koncesionet korruptive.
Partia Demokratike thotë se sipas përllogaritjeve të qeverisë, borxhi publik është 80% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Por sipas Tabakut po të llogarisësh edhe borxhin e krijuar nga PPP-të, borxhi real shkon në 11 miliardë euro ose 93% e prodhimit kombëtar./Ora news/