Policia angleze pranon se “të pirët nuk mbajnë dot distancim fizik”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Federatës britanike të ka pranuar dje se njerëzit e pirë nuk janë të aftë të mbajnë distancën sociale pas hapjes së bareve e pub-eve në vend për herë të parë prej izolimit të kosonavirusit.

John Apter tha se është “shumë e qartë” që klientët e këtyre vendeve nuk ruajnë dot distancën prej 1 deri në 2 metra, edhe pse sipas tij pandemia është shumë larg zhdukjes.

Ndërkohë imazhe nga qendra turistike e Londrës, Soho tregonin rrugë të mbushura me njerëz në fundjavë.

Apter tha gjatë turnit të tij të punës në qytetin e Southampton kishte pasur të bënte me “burra të zhveshur, të pirë të lumtur, të pirë të nevrikosur”, dhe tipe të tjera njerëzish problematikë.

“Aty u bë e qartë se njerëzit e pirë nuk mbajnë dot distancë fizike. Ishte një natë e ngarkuar dhe oficerët mezi rrinin ta mbanin nën kontroll. në zona të tjera ka pasur probleme me sulme ndaj oficerëve.”

Ndërkohë megjithë zbutjen e fundit të kufizimeve qeveria britanike e Boris Johnson dhe ekspertët kanë nxitur njerëzit t’i përmbahen rregullave për të evituar një valë të dytë koronavirusi.

Share This Article