Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një deklaratë për mediat referuar grabitjes së miliona eurove në Rinas, tha se kjo ngjarje është dëshmi për dështimin e qeverisë në çështjet e sigurisë.
Gjithashtu Paloka akuzoi avokatin e kryeministrit Edi Rama, Eno Bushi se gënjeu dje, kur deklaroi se nuk ka lidhje me kompaninë ICTS, përgjegjëse për sigurinë brenda aeroportit.
Noka:Grabitja është dëshmia që qeveria ka dështuar për të garantuar siguri. Kompaninë ICTS me qeverinë e Ramës e lidhin disa fije, duke filluar nga avokati i tij. Eno Bushi gënjeu dje kur deklaroi se nuk ka lidhje me ICTS, përgjegjëse për sigurinë brenda aeroportit. Ai gënjeu kur tha se ngatërresa ndaj tij është e qëllimshme.