Edi Rama foli për ndryshimin e sistemit për të realizuar listat e hapura, dhe bëri të qartë se në këtë mënyrë pamundësohen koalicionet parazgjedhore.Rama thotë se edhe për këtë ka një zgjidhje, pasi subjektet mund të arrijnë marrëveshje për të dalë me një subjekt unikal brenda një liste të përbashkët.
“Sa i përket pjesëve të tjera. Jemi në kushtet kur po përpiqemi të gjitha palët të kenë zërin e tyre, vendin e tyre. Të marrin nga procesi ato që duan. Patjetër që listat e hapura, e bëjnë të pamundur, formulën e koalicioneve. Se i bie që në një fletëvotimi të kemi llogariteni aritmetikisht, 40 parti këtej, 40 andej, nga 35 secili në Tiranë, një fletë votimi që do ishte një qylym nga Universiteti tek monumenti i Skënderbeut. Por kjo nuk do të thotë që të pengojmë që subjektet të bëjnë marrëveshjet e tyre dhe të kenë subjekt unikal.”- tha Rama, i cili vazhdoi duke thënë se nuk po cënohet marrëveshja e 5 qershorit, dhe se opozita nuk duhet të bëjë presione e shantazhe.