Mediat britanike së fundmi kanë publikuar një video, ku shfaqet një punonjës supermarketi të cilit i bie të fikët teksa bashkëbisedonte me Princin Charles.
Ky i fundit po zhvillonte një vizitë në ambientet e ASDA për të falenderuar stafin për angazhimin e tyre gjatë periudhës së pandemisë.
Raportohet se punonjësi nuk pësoi dëmtime të mëdha nga rënia ndërsa thuhet se Charles u shqetësua shumë nga incidenti.