Historia kryesore e ditës vjen nga Irani, ku Presidenti Hassan Rouhani ka thënë se ekonomia e vendit nuk mund të përballojë një mbyllje tjetër.
Më shumë se 12.400 njerëz kanë vdekur në Iran që prej fillimit të pandemisë. Irani fillimisht ishte një nga vendet më të goditura, por pasi lehtësoi në prill rregullat e bllokimit – tani, ka një rritje të dytë dhe numri i vdekjeve të përditshme ka shënuar të enjten rekordin – 221. Rouhani tha se iranianët duhet të vazhdojnë me aktivitetet ekonomike dhe sociale, por të ndjekin protokollet shëndetësore.
Në vendet e tjera:
- Belgjika e ka vendosur Leicester në listën e saj të qyteteve evropiane të “zonës së kuqe”, që do të thotë kushdo që udhëton atje nga qyteti duhet të karantinohet për dy javë. Belgjika gjithashtu e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në vende publike siç janë dyqanet dhe kinematë. Kushdo që shkel rregullin përballet me gjobë prej 250 €.
- India ka parë pikun e saj më të madh në raste gjatë 24 orëve të kaluara, me më shumë se 27,000 të raportuara ditën e premte. Por ministria e shëndetësisë në Indi thotë se niveli i rikuperimit po përmirësohet dhe aktualisht qëndron në 62%.
- Në SHBA, të premten numri i rasteve të përditshme të koronavirusit arriti me më shumë se 63,000 infeksione të konfirmuara. 774 njerëz të tjerë kanë vdekur. Ka 29 shtete që kanë parë një rritje të rasteve çdo javë që kalon.
- Numri i vdekjeve të koronavirusit të Brazilit tani ka tejkaluar 70,000 me 1.200 vdekje të mëtejshme në 24 orët e fundit. Brazili ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve dhe infeksioneve në botë, pas SHBA.
- Disa lajme të mira nga Franca, e cila ka dalë zyrtarisht nga gjendja e saj “e emergjencës shëndetësore” – megjithëse publiku nuk do të shohë ndonjë ndryshim real. Dhe ditët e fundit, shkencëtarët kanë filluar paralajmërimin e një ringjalljeje me gjashtë grupime të identifikuara në Francën perëndimore.
- Edhe në Mbretërinë e Bashkuar, nga sot në Angli lejohet noti në pishinat në natyrë, si dhe cricket dhe teatri në natyrë.
- Në Uells, shtëpitë e pushimeve mund të mirëpresin pushuesit, për sa kohë që ata kanë lehtësira jo të përbashkëta.
- Në Angli, ka pasur thirrje nga partia opozitare Laburiste që qeveria të jetë më e qartë në këshillat për mbulesat e fytyrës. Kryeministri Boris Johnson bëri thirrje për një qasje “më të ashpër” – por ato deri më tani janë vetëm të detyrueshme në transportin publik./BBC