Protesta e tretë kombëtare e thirrur nga opozita ka sjellë mobilizimin e policië së shtetit për të ndërmarrë masa shtesë.
E gjtihë kryeministria është e rrethuar me gardhe hekuri, ndërsa perimetri perrreth monitorohet me kamera sigurie.
Më shumë se 1500 efektivë policie janë angazhuar në mbarëvajtjen e protestës që nis në orën 18, ndërsa mobilizimi ka nisur që në orët e para të mëngjesit.
Automjetet me xhama të errët ose të mbyllura, i janë nënshtruar kontrolleve, ndërsa qarkullimi në sheshin para kryeministrisë u bllokua pak orë para tubimit.
Dera hyrëse e kryeministrisë është izoluar me material të fortë, për të shmangur dëmtimin e mundshëm, ndërsa përballë është montuar një skenë me foni.
Duke marrë shkas nga përplasjet e herëpas hershme të protestuesve gjatë manifestimeve të mëparëshme të opozitës, pas godinës së qeverisë ndodhen 4 autobotë me ujë, në gadishmëri për të shmangur mësymjen në kryeministri.
Shtyllat me graso dhe kamerat me rezolucion të lartë mbeten të pandryshuara si në çdo protestë./Ora news/