Të paktën 5,4 milionë persona kanë humbur sigurimin shëndetësor gjatë pandemisë së koronavirusit në SHBA.
Sipas një studimi të ri për shëndetin publik nga organizata joqeveritare “Families USA”, miliona njerëz kanë humbur sigurimin shëndetësor në SHBA.
Në studim bëhet e ditur se gjatë krizës në vitet 2008-2009, sigurimin shëndetësor e kishin humbur 3,9 milionë persona, numër i cili është rritur 40% gjatë pandemisë.
Për shkak të papunësisë, numri i personave që kanë humbur sigurimin shëndetësor mes muajve shkurt-maj ka arritur në 5,4 milionë.
Rreth 50% prej tyre gjenden në Nju Jork, Kaliforni, Teksas, Florida dhe Karolinën e Veriut, që janë edhe vendet më të prekura nga pandemia.