Përmbledhje e lajmeve në Mbretërinë e Bashkuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
  • Që nga 24 korriku në Angli do të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskave në dyqane dhe supermarkete. Masa e sjell Anglinë në përputhje me Skocinë dhe vendet e tjera evropiane, përfshirë Spanjën, Italinë dhe Gjermaninë.
  • Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua në maj më ngadalë sesa pritej, duke u rritur vetëm 1.8% nga muaji i kaluar, pasi lehtësimi gradual i bllokimit pati një ndikim modest. Industria e përpunimit dhe ajo e ndërtimit treguan në muajin maj, shenja të rimëkëmbjes, pasi disa firma rikthyen personelin në punë. Por Zyra për Statistikat Kombëtare tha që ekonomia është “në apati”.
  • Pas rritjes së rasteve në Blackburn dhe Darëen janë rikthyer masat e reja të bllokimit. Për muajin tjetër, njerëzit që jetojnë brenda autoritetit të Lancashire duhet të respektojnë rregullat në një përpjekje për të shmangur një bllokim lokal të stilit të Leicester.
  • Banksy është rikthyer London Underground nëpërmjet artit visual, duke inkurajuar njerëzit të mbajnë maskë për fytyrën. Një video e postuar në faqen e tij në Instagram tregon një burrë, që besohet të jetë artisti enigmatik, i maskuar si një pastrues professional.
  • Sipas shifrave zyrtare, numri i personave që kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar pas testimit pozitiv për koronavirus është rritur me 138 në 24 orët e fundit duke e çuar shifrën totale të vdekjeve në 44.968.
  • Një punonjëse shtatzënë e NHS, e cila e përlotur regjistroi një mesazh pasi hajdutët hynë në makinën e saj, tha se I ishte rikthyer besimi te njerëzit, pasi një i huaj u ofrua të mbulojë kostot e dëmtimit./BBC
Share This Article